Ballina Aktualitet Gjyqtarja e apelit Alma Liçaj, para KPK sot

Gjyqtarja e apelit Alma Liçaj, para KPK sot

Alma Liçaj, kryetare e Gjykatës së Apelit të Vlorës do të përballet sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Alma Liçaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000. Përreth një dekade, Liçaj ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë të Vlorës, ndërsa në vitin 2009 u komandua si kryetare e Gjykatës së Apelit të Vlorës, detyrë në të cilën u emërua më pas.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Trupa gjykuese që po kryen procesin e rivlerësimit për Liçajn drejtohet nga Xhensila Pine dhe ka si anëtarë Lulzim Hamitajn dhe Olsi Komicin.