Ballina Aktualitet Gjyqi i “Shullazit” shtyhet sërish, zbulohet arsyeja

Gjyqi i “Shullazit” shtyhet sërish, zbulohet arsyeja

Seanca ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë u shty sërish.

Avokatja mbrojtëse e caktuar më herët kryesisht, e Gilmano Danit ka dhënë dorëheqjen për shkak se ndodhet jashtë shetit për arsye shëndetësore.

Gjykata shtyu seancën dhe zëvendësoi avokaten me një tjetër. Pritet që seanca e radhës të mbahet më datë 8 Prill.

Krimet e Rënda dënuan me 55 vite burg Emiljano Shullazin, Gilmando Danin, Endrit Qyqja dhe Endit Zela si dhe Blerim Shullazin. Për Shullazin u dha 14 vite burg, ndërsa ai bashkë me bandën e tij akuzohen për krijim të grupit të strukturat kriminal, gjobëvënie dhe kanosje për shkak të detyrës.