Gjykata vendos sot për ish-ministrin Saimir Tahiri pasi SPAK kërkoi 12 vite burg

38

Apeli i Gjykatës së Posaçme do të vendosë për fatin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, akuzuar për favorizim të trafikut të lëndëve narkotike.

Vendimi pritet të jepet rreth orës 13:00, ndërsa në seancën e kaluar, më 31 janar, SPAK kërkoi 12 vite burg për Tahirin e po ashtu edhe për Jaeld Çelën.

Pas seancës pararendëse në Apelin e GJKKO-së, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, foli shkurt për mediat. Ai u shpreh se “pret vendimin”, që, sipas seancës së sotme, do të jepet më 4 shkurt në orën 13:00.

“Nuk kam rrugë tjetër. Pres vendimin. Kam pritur 4 vite, do të pres”, tha Tahiri.

Ndërkohë Shkalla e Parë e kishte dënuar Tahirin me 3 vite e katër muaj burg, por që i konvertohej ne 3 vjet shërbim prove duke rrëzuar akuzat e trafikut të lëndëve narkotike që u ringritën në SPAK.