Ballina Aktualitet Gjykata liron nga burgu Florenc Hoxhën

Gjykata liron nga burgu Florenc Hoxhën

Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për eksponentin e PD-së, Florenc Hoxha.

Ai u arrestua në protestën e parë të opozitës, më 16 Shkurt, pasi siç tha policia është filmuar duke shkatërruar kërpudhën (instalacion artistik) para Kryeministrisë.

Ish-drejtori i policisë bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha qendroi për më shumë se 4 muaj në qeli. Lirimi i tij vjen në ditën kur opozita do zhvilloje protestën e saj të 9-të para kryeministrisë. Por me masën “arrest shtëpie”, Hoxha do e ketë të ndaluar të jetë prezent në protestë.