Gjykata lë në burg shoferin e ambulancës që aksidentoi për vdekje 10 vjeçarin:”Më preu rrugën!”

64

“Arrest me burg” kjo është masa e vendosur nga Gjykata e Gjirokastrës për shoferin e ambulancës që aksidentoi për vdekje 10 vjeçarin nga Lezha i cili priste të futej në kufirin grek nga Kakavija.

“Po nxitoja për të çuar në spital një të sëmurë, fëmija më preu rrugën”, ka thënë në gjykatë Admir Golemi, shoferi i ambulancës.

Sipas tij, 10  vjeçari Samuel Ndoji i doli papritur në rrugë, kur shoferi po udhëtonte me 75 kilometra në orë duke transportuar një person të sëmurë.

Nga vendi i ngjarjes dëshmitarë treguan se si 10-vjeçari ishte vrarë përpara syve të tyre, ndërsa nëna e të voglit kishte humbur ndjenjat.