Gjykata e Lartë greke ndalon therjen e kafshëve pa anestezi për rite fetare

39

Ndalohet therja e kafshëve pa anestezi!

Gjykata e Lartë greke rrëzoi në vendim të qeverisë që lejonte therjen e kafshëve pa anestezi, si pjesë e ritualeve të hebrenjve dhe të myslimanëve që jetojnë në vend.

Vendimi i marrë ditën e martë do të thotë se hebrenjtë nuk mund të kryejnë ritualin “kosher” dhe myslimanët atë të kurbanit, apo hallallit.

Kërkesa në Gjykatën e Lartë u dorëzua nga Federata Panhelene e Mirëqënies së Kafshëve, që kërkoi anulimin e vendimit që përjashtonte aplikimin e anestesizë te kafshët që thereshin për qëllime rituale.

Gjykata e Lartë greke tha se vendimi i qeverisë shkelte ligjin që përcakton aplikimin e anestezisë dhe nuk vendos një balancë të saktë mes mirëqënies së kafshëve dhe lirisë së kryerjes së rituale fetare nga hebrenjtë dhe myslimanët.

Vendimi i kërkon Qeverisë që ta rregullojë vendimin në fjalë, në mënyrë që të garantojë mbrojtjen si të kafshëve, ashtu edhe të lirisë së kryerjes së ritualeve për besimtarët hebrenj dhe myslimanë.