Gjykata e Durrësit merr vendimin për 7 të miturit që abuzuan seksualisht me 13 vjeçaren në Kavajë

98

Gjykata e Durrësit dha ditën e sotme vendimin mbi përdhunimin nga 7 të mitur të një 13 vjeçareje në Kavajë. 7 të miturit nxenës të një shkolle 9 vjeçare u akuzuan shkurtin e kaluar për veprën penale të kryerjes së “Marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal.

1.Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin L. M., për kryerjen e veprës penale të “Marrëdhënies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 10 vjet burgim.

Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 6 vjet e 8 muaj burgim. Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit 01.03.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.
2. Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin E. M., për kryerjen e veprës penale të “Marëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 7 vjet e 6 muaj burgim.

Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 5 vjet burgim. Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.

3. Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin F. M., për kryerjen e veprës penale të “Marëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 5 vjet burgim.

Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 3 vjet e 4 muaj burgim. Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.

4. Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin K. M. për kryerjen e veprës penale të “Marëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 4 vjet e 6 muaj burgim.

Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 3 vjet burgim. Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.

5. Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin K. K. për kryerjen e veprës penale të “Marëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 4 vjet e 6 muaj burgim.

Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 3 vjet burgim. Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.

6. Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin E. H. për kryerjen e veprës penale të “Marëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 4 vjet e 6 muaj burgim.

Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 3 vjet burgim. Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.

7. Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin E. A. për kryerjen e veprës penale të “Marëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 4 vjet e 6 muaj burgim.

Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 3 vjet burgim.