Ballina Aktualitet Gjirokastër, zbulohen gjurmët e një varri të ish-të dënuarve politik

Gjirokastër, zbulohen gjurmët e një varri të ish-të dënuarve politik

Në Gjirokastër Shoqata e ish – të dënuarve politike dyshon se gjurmët e një varri masiv janë zbuluar së fundmi.

Bëhet fjalë për ekzistencën e një varri masiv në këmbët e kështjellës së qytetit, aty ku janë pushkatuar, vrarë dhe varrosur ish të dënuarit politit të periudhës së diktaturës.

Ky mendohet se është një nga varret më të mëdhenj, pasi mendohet se janë groposuar me dhjetëra ish të dënuar politik, që kanë vuajtur dënimet në burgun e “7 penxhereve” në gjatë viteve 44-67.

Kryetari i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Nebil Çika, ka bërë apel për vullnet politik me qëllim fillimin sa më parë të punës për gjetjen e eshtrave të ish të përndjekurve politik, të egzekutuar në burgun famëkeq të Gjirokastrës dhe groposur në një varr të vetëm masiv.