Ballina Aktualitet Gjirokastër, urdhër arresti për dy doganierë, dyshohen për kontrabandë

Gjirokastër, urdhër arresti për dy doganierë, dyshohen për kontrabandë

Një doganier është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim në Gjirokastër. Burimet paraprake policore bëjnë të ditur se në pranga ka rënë doganieri Muharrem Mullai, ndërsa doganieri tjetër Ardit Cani është shpallur në kërkim.

Nga të dhënat e para mësohet se dy doganierët dyshohet se kanë lejuar hyrjen nga Greqia në pikën doganore të Kakavijës të një automjeti të ngarkuar me pije energjike, duke shmangur kështu detyrimet doganore.

Burimet bëjnë të ditur se hetimet vijojnë deri në zbardhjen e plotë të këtij rasti.