Ballina Aktualitet Gjirokastër, urat e fshatrave të Dropullit të shembura nga prurjet e lumenjve

Gjirokastër, urat e fshatrave të Dropullit të shembura nga prurjet e lumenjve

Vërshimi i përrenjve që zbresin nga mali i Murganës shembin dhe nxjerrin jashtë funksionit tre ura në Dropullin e Sipërm në Gjirokastër. Shembja e Urës së Pllatanjasë, Urës së Mullirit dhe Urës së Koshovicës, kanë shkaktuar ndërprerjen e plotë të lëvizjes së automjeteve dhe izolimin e fshatrave Selo, Klishar, Llongo, Koshovicë, Sotirë, Krioner, Likomil dhe Llovinë.

Situata nuk ka ndryshuar që prej një viti dhe deri më tani asnjë masë paraprake nuk është ndërmarrë. Banorët nuk ngurojnë të shprehen se ndihen të izoluar dhe se kanë vështirësi në marrjen e produketeve bazë.

Rreth 500 banorë që jetojnë në të dy fshatrat malorë buzë kufirit me Greqinë kanë pamundësi transporti për të sëmurët dhe për të siguruar ushqime. Në të dy fshatrat jetojnë vetëm pensionistë të cilët duhet të përshkojnë më shumë se 1 orë e gjysmë në këmbë dhe të gjejnë mundësi për të kaluar lumin, për të gjetur zgjidhje në dimër.