Gjirokastër, pengohen në Kakavijë 200 shtetas grekë

74

Rreth 200 shtetas grekë janë ndaluar të hyjnë në Kakavijë për të marrë pjesë në meshën për të 40-tat e Kostandin Kaçifas.

Në mesin e tyre janë dhe persona që janë shpallur nga Shqipëria non grata.
Mesha është caktuar të mbahet në orën 11:00 në fshatin Bularat të Gjirokastrës
Dje autoritetet shqiptare ndaluan hyrjen në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës të një gazetari grek. Gazetarit Panajotis Savidis, I cili punon për gazetën greke “Protothema” i është komunikuar se është person non grata në Shqipëri dhe për pasojë nuk mund të hyjë në territorin shqiptar. Gjithashtu i është refuzuar hyrja në doganën e Kakavijës edhe e 3 shtetasve të tjerë grekë.

Gjithashtu bëhet me dije se të gjitha pikat e kalimit kufitar, policia ka shpallur listën me 52 shtetasit non grata.

Kostandin Kacifas u vra nga RENEA më 28 tetor 2018 gjatë përleshjeve me efektivët e forcave, pasi qëlloi ndaj këtyre të fundit, ndërkohë gjatë ceremonisë së varrimit pati thirrje ekstremiste anti shqiptare.