Ballina Aktualitet Gjirokastër, mjeti del nga rruga, tre të plagosur

Gjirokastër, mjeti del nga rruga, tre të plagosur

Tre persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor në aksin Gjirokastër-Tepelenë.
Një automjet tip ‘Mercedes-Benz’ ka dalë nga rruga në urën e Viroit, duke aksidentuar tre personat që udhëtonin në të.

Të plagosurit janë transportuar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore.
Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit.