Ballina Aktualitet Gjirokastër, kapen 100 kg kanabis

Gjirokastër, kapen 100 kg kanabis

Gjatë mbrëmjes së sotme janë gjetur dhe sekuestruar 100 kg lëndë narkotike të llojit kanabis në fshatin Nivicë të Gjirokastrës.

Burime konfidenciale pohojnë se lënda narkotike është gjetur në banesën e shtetasit A.G, rreth 22 vjeç, pas informacioneve të marra në rrugë operative.

Operacioni i kryer nga sektori i narkotikëve në DPQGJ është zhvilluar ditën e sotme.