Ballina LAJME Gjirokastër, ish-kreu i Komunës së Lazaratit zgjidhet kryetar i degës së PD

Gjirokastër, ish-kreu i Komunës së Lazaratit zgjidhet kryetar i degës së PD

Ish-kreu i Komunës së Lazaratit do të jetë kryetari i ri i Partisë Demokratike në qytetin e Gjirokastrës. Në zgjedhjet e zhvilluara sot, Dasho Aliko ka fituar përballë kandidati tjetër për kryetar, Gjergji Dudi.

Nga votimet e anëtarëve të Partisë Demokratike, Aliko ka marrë 166 vota kundrejt 76 votave që ka marrë kundërshtari i tij, ndërsa 13 vota janë shpallur të pavlefshme. Zgjedhja e tij vjen pas urdhrit të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për zgjedhjen e strukturave të reja lokale të kësaj force politike.