Ballina Aktualitet Gjirokastër, i jepte makinës i dehur, përplas rëndë 49-vjeçaren

Gjirokastër, i jepte makinës i dehur, përplas rëndë 49-vjeçaren

Një aksident është shënuar këtë të enjte në Gjirokastër, ku një 49-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë pasi është përplasur nga një makinë.

Sipas policisë mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër–Kordhocë, ku një 52 vjeçar me inicialet B.Ç në gjëndje të dehur ka goditur shtetasen me inicialet L.G, 49 vjeçe, banuese në fshatin Lazarat.