Ballina Aktualitet Gjirokaster, gjenden 13 kg kanabis groposur në tokë

Gjirokaster, gjenden 13 kg kanabis groposur në tokë

13.8 kilogramë kanabis janë gjetur groposur në tokë në një zonë të pyllëzuar, në afërsi të fshatit Tërbuq në Gjirokastër.

Autori nuk është identifikuar ende ndërkohë që Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

“Gjirokastër.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se në një zonë të pyllëzuar një person kishte fshehur një sasi lënde narkotike, kanë orgznizuar punën dhe si rezultat i kontrollit në afërsi të fshatitTërbuq, u gjetën 13.8 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva e fshehur në tokë.

Lënda e dyshuar narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e autorit, ku për arsye hetimore sbëjmë me dije të dhëna të tjera.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal,” – njofton policia.