Ballina Aktualitet Gjirokastër, braktisin makinën me drogë, arrestohen tre persona

Gjirokastër, braktisin makinën me drogë, arrestohen tre persona

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar tre persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, të akuzuar për trafik droge. Në pranga janë vënë shtetasit I. R., 47 vjeç, banues në Tepelenë, B. Sh., 45 vjeç, banues në Tiranë dhe B. V., 32 vjeç, banues në Sarandë.

Sipas burimeve policore, pas informacioneve të marra në rrugë operative se me automjetin me targa AA 523 DF po transportohej një sasi lënde narkotike, uniformat blu organizuan aksionin për kapjen e autorëve.

Drejtuesi i automjetit, kur ka konstatuar se po ndiqej nga Policia e Shtetit, në afërsi të fshatit Sofratikë ka braktisur automjetin dhe është larguar, duke përfituar nga errësira. Nga kontrolli i automjetit është gjetur një sasi prej 30,4 kilogramë lëndë narkotike e llojit Cannabis sativa.