Ballina Aktualitet Gjirokastër, Banka Botërore në Shqipëri takim sensibilizues

Gjirokastër, Banka Botërore në Shqipëri takim sensibilizues

Zyra e Bankës Botërore në Shqipëri, në kuadër të fushatës “16 ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore”, organizoi sot një aktivitet sensibilizues në qytetin jugor të Gjirokastrës.

Pjesëmarrës të moshave dhe gjinive të ndryshme diskutuan aspekte të ndryshme të kësaj dhune, kostot e saj dhe sfidat për ta luftuar, nevojën për të rritur bashkëpunimin në nivel kombëtar dhe lokal si dhe me shoqërinë civile.

“Pavarësisht progresit, dhuna me bazë gjinore është ende shumë e pranishme në Shqipëri, – tha Maryam Salim, menaxhere e Zyrës së BB në Shqipëri. – Është koha të përshpejtohen veprimet për t’i dhënë fund kësaj dhune ndaj vajzave dhe grave. Së bashku, ne mund të sjellim ndryshimin,” – theksoi Salim.

Në kuadër të kësaj fushate, kalaja simboli i qytetit Gjirokastër u ndriçua portokalli, si pjesë e fushatës “Orange the World: Hear Me Too”.