Gjermania “mposht” COVID-19, në 24 orët e fundit vetëm një viktimë!

197

“Robert Koch” instituti gjerman i sëmundjeve ngjitëse ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në gjermani është shënuar 1 vdekje nga koronavirusi.

Numri i përgjithshëm i viktimave të COVID-19 shkoi në 9,160, sipas faqes “Worldometers”.

Qeveria gjermane ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Pavarësisht se u prek nga koronavirusi Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.