Ballina Aktualitet Gjermania kundër Metës: Parlamenti legjitim! Të mos humbet kohë për Reformën në...

Gjermania kundër Metës: Parlamenti legjitim! Të mos humbet kohë për Reformën në Drejtësi

Schütz shprehet se parlamenti i ri i formuar me deputetë të rinj, pas djegies në bllok të mandateve nga PD dhe LSI-së është krejtësisht legjitimin, ashtu si kurse edhe kjo qeveri.

“Respektojmë vendimin e secilit deputet dhe të pasuesve të tyre në lista për dorëzimin, pranimin apo refuzimin e mandateve. Njëkohësisht, theksoj, se në demokraci parlamenti është vendi kryesor për zhvillimin e debatit politik mes partive politike. Qeveria Federale do të vazhdojë të bashkëpunojë edhe në të ardhmen me qeverinë aktuale të legjitimuar në mënyrë demokratike si dhe mbajtësit e mandateve në Kuvend”, u shpreh ambasadorja e Gjermanisë, Susanne Schütz.

Ajo ka vënë theksin në krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë, të cilat, sipas saj, do të ndikonin pozitivisht për të marrë në tetor dritën jeshile nga Bashkimi Europian për çeljen e negociatave.

“Shqipëria gjendet përpara vendimmarrjes së rëndësishme të Bashkimit Evropian lidhur me nisjen e bisedimeve të anëtarësimit. Ndaj tani nuk duhet humbur kohë, në mënyrë që reformat e nisura të vijojnë më tej dhe të arrihen rezultate të tjera konkrete në pesë prioritetet kyç. Përshëndes faktin që – edhe pse ngadalë – reforma në drejtësi po ecën përpara në mënyrë të pandërprerë. Ajo është një sukses; ndaj procesit të reformave nuk ka alternativë, ai është i pakthyeshëm dhe unik në rajon. E rëndësishme është që edhe Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, si instrumenta të rëndësishëm korrektivë të shtetit ligjor, të mund të jenë së shpejti sërish funksionale. Në këtë kontekst përpara duhet të çohet edhe ngritja e strukturës së SPAK-ut.” thekson ajo.

Pasi mazhoranca votoi me 100 vota pro projekt-rezolutën e PS-së për shkarkimin e tij, Meta tha është votuar nga një tjetër parlament, jo ky aktual, teksa theksoi se po mban shënim të gjitha institucionet që nuk zbatojnë dekretin e tij për anulimin e 30 Qershorit.

Gjermania i ka bërë apel të fortë opozitës për mundësuar zhvillimin e një proteste paqësore, duke theksuar se dhuna është e papranueshme në një vend demokratik.