Gjermania i dhuron Shqipërisë 36.000 kite testesh të shpejta për Covid-19

68

Gjermania i dhuron Shqipërisë 36.000 kite testesh të shpejta për Covid-19.

Ato u dorëzuan sot nga zëvendës ambasadori i Ambasadës Gjermane në Tiranë, Jannis von Oy, zëvendës ministres së Shëndetësisë, Eugena Tomini.

“Së bashku kundër koronavirus – 36.000 kite testesh të shpejta për Covid-19 u dorëzuan sot nga zëvendës ambasadori Jannis von Oy zëvendës ministres së Shëndetësisë Eugena Tomini”.

“Testet do të përdoren në qendrat shëndetësore në Shqipëri. Me këtë mbështetje, Gjermania po jep në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor një mbështetje të drejtpërdrejtë në luftën kundër pandemisë. Vetëm së bashku mund ta mposhtim virusin!”, shkroi Ambasada Gjermane në Tiranë, lidhur me testet që i janë bërë dhuratë vendit tonë.