Ballina BOTA Gjermani, zbuten rregullat për azil

Gjermani, zbuten rregullat për azil

Koalicioni qeverisës në Gjermani ka pranuar të zbusë rregullat e emigracionit për shtetas nga vendet që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian.

Partitë në pushtet hartuan një projektligj të ri që lehtëson hyrjen e kësaj kategorie shtetasish për arsye punësimi, megjithatë jo të gjithë do të mund të përfitojnë nga rregullat e reja. Ligji i ri do të lehtësojë gjithashtu kufizimet e lidhura me përparësinë e dhënë profesioneve që kishin më shumë vende të lira sesa aplikantë, siç është kujdesi për të moshuarit. Ministria e Punëve të Brendshme, Ministra e Punës dhe Ministria e Ekonomisë ranë dakord me rregullat e reja, një kompromis i arritur parimisht në tetor, duke i dhënë fund kështu mosmarrëveshjeve të gjata brenda koalicionit qeverisës.