Ballina RAJONI Gjermani, Zaev dhe Tsipras fitojnë çmimin prestigjoz Ewald von Kleist

Gjermani, Zaev dhe Tsipras fitojnë çmimin prestigjoz Ewald von Kleist

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev dhe homologu i tij grek Alexis Tsipras janë përzgjedhur si fitues të çmimit prestigjioz Ewald von Kleist, si mirënjohje për përpjekjet e tyre për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve dhe për nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës.

Ewald-Heinrich von Kleist-Schmenzin ka qenë themeluesi i Konferencës së Mynihut për Sigurinë, një instrument ky shumë i rëndësishëm gjatë 30 viteve të fundit për garantimin e dialogut ndëratlantik për çështjet e sigurisë në rrafsh ndërkombëtar.

“Çmimi do të jepet në Konferencën e Mynihut për Sigurinë, më 16 shkurt,” – ka njoftuar Wolfgang Ischinger, presidenti i Konferencës së Mynihut për Sigurinë. Njëkohësisht, konfirmohet se Tsipras dhe Zaev kanë pranuar ftesën për të qenë të pranishëm në këtë konferencë.

Për herë të parë, ky çmim u dha në vitin 2009 dhe ndër fituesit e tij kanë qenë edhe Henry Kissinger, Javier Solana, Helmut Schmidt, Valery Giscard D’Estaing, Joachim Gauck dhe John McCain.