Ballina BOTA Gjermani, vritet një 25-vjeçar shqiptar

Gjermani, vritet një 25-vjeçar shqiptar

Një 25-vjeçar shqiptar është vrarë para pak ditësh me thikë nga një shtetas afgan në Gjermani.

25-vjeçari shqiptar që mbeti viktimë është Ridjan Myftari, i cili ishte emigrant prej pak muajsh në Gjermani, kur është goditur nga një shtetas afgan me thikë.

I riu nga Delvina ka qenë së bashku me një kushëririn e tij kur janë konfliktuar me afrikanin, i cili ka nxjerrë një thikë dhe ka qëlluar dy shqiptarët. Kushëriri i Myftarajt mësohet se është qëlluar gjashtë herë me thikë ndërsa i riu vetëm një herë.

Njëri prej shqiptarëve është goditur gjashtë herë me thikë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut. Por Ridjan Myftari, megjithëse është goditur vetëm një herë me thikë, goditja ka qenë fatale për jetën e tij dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.