Ballina BOTA Gjermani, thyen rekord pema e Krishtlindjes me arka druri

Gjermani, thyen rekord pema e Krishtlindjes me arka druri

Një pemë Krishtlindje rreth 18 metra e lartë e kompozuar nga pirgje me arka druri të mbledhura në mënyrë vullnetare në qytetin e Geras në lindje të Gjermanisë, ka thyer rekord botëror.

Instituti gjerman i rekordeve RID e shpalli kompozimin e arkave si një rekord të ri botëror për nga lartësia, deklaroi Bernd Lehmann i shoqatës ”the we4kids”, një nga shoqatat organizatore të projektit.

Pema e Krishtlindjes ishte e lartë 17,88 metra dhe u ndërtua me 2 790 arka të përdorura pijesh e me anë të këtij projekti ata që morën pjesë në ndërtimin e pemës kërkonin të tërhiqnin vëmendjen ndaj varfërisë së fëmijëve në Gjermani dhe rëndësinë e punës vullnetare.