Ballina Politikë Gjermani, Taulant Balla takim me qeverinë gjermane

Gjermani, Taulant Balla takim me qeverinë gjermane

Kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla i shoqeruar nga deputetët Ervin Bushat, Blerina Gjylameti, zëvendësministrja e drejtësisë Teuta Vodo si dhe Zëvendësministri brendshëm Julian Hodaj, nisi një vizitë zyrtare në Bundestag dhe qeverinë gjermane.

Gjatë fjalës së tij Balla theksoi tre çështje të rëndësishme.

E para lidhet me vendimin e PE për procesin e parapregatitjes së Shqipërisë në hapjen e negociatave qershorin e ardhshëm, ku në këtë kuadër Shqipëria ka në fokus reformën në drejtësi, e cila po ecën në rrugën e duhur dhe së shpejti do të ngrihen institucionet e reja të drejtësisë. Procesi i vettingut në radhët e drejtësisë është drejt përfundimit, për t’i hapur më pas rrugën për krijimin e KED dhe KPK.

Cështja e dytë e ngritur në takim ishte reforma zgjedhore, ku vetë qeveria gjermane është investuar në këtë reformë. Për herë te parë në draftin e pregatitur janë pasqyruar të gjitha rekomandimet e raporteve të OSBE për procesin zgjedhor që nga 2013.

Lufta ndaj krimit të organizuar ishte cështja e tretë e diskutuar në takim, e cila po jep çdo ditë rezultate edhe më të mira, sidomos përsa i përket kultivimit të kanabisit.

Shembull i qartë i kesaj lufte është edhe renditja e Tiranës si kryeqyteti më i sigurtë në Evropë.