Ballina BOTA Gjermani, sekretarja Karrenbauer në vend të kancelares Merkel

Gjermani, sekretarja Karrenbauer në vend të kancelares Merkel

Sekretarja e përgjithshme e CDU-së, Annegret Kramp Karrenbauer, shpesh e njohur si “ëngjëlli mbrojtës” i kancelares gjermane, madje edhe si “Mini-Merkel”, është zgjedhur si liderja e ardhshme e partisë konservatore gjermane.

Kramp-Karrenbauer, e njohur si AKK, mundi rivalin e saj kryesor, avokatin Friedrich Merz, një kritik të vendosur të Merkelit, fitorja e të cilit të do përfaqësonte një ndërprerje vendimtare nga trashëgimia dhe politikat e kancelares aktuale.

AKK, një ndjekëse besnike e kancelares aktuale, pritet të përballet me një betejë të madhe si udhëheqëse e CDU. Partia, kohët e fundit, ka përjetuar një rënie të konsiderueshme të mbështetjes, duke tërhequr afro 30% të votimeve, krahasuar me 40% që kishte në kulmin e Merkel.

Merkel, e cila befasoi partinë dhe gjithë Gjermaninë në fund të tetorit, kur njoftoi se nuk do kërkonte rizgjedhjen si kryetare e CDU-së, të premten mbajti fjalimin e lamtumirës, duke marrë duartrokitje për 10 minuta.