Ballina BOTA Gjermani, përplasen dy karroca me kuaj, 20 të plagosur

Gjermani, përplasen dy karroca me kuaj, 20 të plagosur

Të paktën 20 persona u plagosën, dy prej tyre me lëndime serioze, teksa dy karroca me kuaj u përplasën gjatë një ekskursioni në Ditën e Krishtlindjes.

Ngjarja ndodhi në Gjermani dhe sipas agjencisë së lajmeve DPA, e cila citon policinë në Bavari jugore thotë se të dy karrocat kishin secila nga 10 pasagjerë.

Një prej të plagosurve u dërgua në spital me helikopter. DPA thotë se shoferi i një prej karrocave u dëmtua rëndë gjatë aksidentit.

Mes të plagosurve kishte edhe fëmijë. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.