Ballina Showbiz Gjermani, moderatorja Osmani në kopertinën e revistës “Life”

Gjermani, moderatorja Osmani në kopertinën e revistës “Life”

Moderatorja e njohur shqiptare, Albana Osmani ka dalë në kopertinën e dhjetorit të revistës gjermane “Life”.

Lajmin e ka dhënë vetë Albana përmes një postimi në Instagram, ku publikon foton e kopertinës, në të cilët revista prezanton punën e saj si moderatore, bamirëse dhe modele.

Moderatorja ka bërë jehonë vitet e fundit si themelusja e fondacionit “You are a sunflower” ose ndryshe “Ti je një luledielli”, i cili ju vjen në ndihmë fëmijëve të prekur nga sëmundjet e gjakut.

“Faleminderit revistës LIFE Magazine në Gjermani ! Përmes kësaj interviste ne folëm për shumë ditë të bukura e me diell të jetës time , për Lulediellin e Fëmijeëe, për zemrën e bardhë të shqiptarëve të cilëve iu jam mirënjohëse

Prej 6 vitesh kjo revistë ka pushtuar tregun gjerman dhe në nismën e 2019 do jetë edhe në Zvicër , besoj me të njëjtin sukses , si më e lexuara !”, – është shprehur moderatorja në Instagram.