Ballina BOTA Gjermani, ministri Maas i shqetësuar për garën e armëve bërthamore

Gjermani, ministri Maas i shqetësuar për garën e armëve bërthamore

German Foreign minister Heiko Maas gives a joint press conference with President of Commission Jean Claude Juncker (unseen) after their bilateral meeting on April 13, 2018 at the EU headquarters in Brussels. / AFP PHOTO / JOHN THYS (Photo credit should read JOHN THYS/AFP/Getty Images)

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj vendosjes së raketave të reja bërthamore në Gjermani dhe në pjesën tjetër të Evropës dhe theksoi gjithashtu gjithashtu se ishte kundër prishjes së traktatit INF, të vitit 1987, që ndalonte këto armë në Evropë.

“Evropa nuk duhet në asnjë rrethanë të bëhet skenë e një debati për garën e armëve dhe vendosja e raketave të reja bërthamore do të përballet me rezistencë të gjerë në Gjermani,” – theksoi Maas.

Një muaj më parë, presidenti rus Vladimir Putin në konferencën e tij vjetore për shtyp foli rreth rrezikut në rritje të luftës bërthamore, duke thënë se “mund të çojë në vdekjen e gjithë qytetërimit dhe ndoshta edhe vetë planetit”.