Ballina BOTA Gjermani, Merkel do ta mbështesë marrëveshjen e Brexit-it

Gjermani, Merkel do ta mbështesë marrëveshjen e Brexit-it

Gjermania do të mbështes marrëveshjen e tërheqjes së Britanisë nga Bashkimi Evropian, duke shpresuar se do të zgjidhjet edhe çështja e Gjibraltarit, territorit të kontestuar britanik, tha kancelarja gjermane Angela Merkel.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, tha të martën se qeveria e tij do të votojë kundër marrëveshjes së Brexit-it, nëse përmbajtja për Gjibraltarin nuk ndryshon në tekst.

“E dijmë se sa të vështira janë bërë diskutimet në Britani, por mund të them se Gjermania do të pajtohet me marrëveshjen e Brexit-it. Ende kemi dyshime për Spanjën. Nuk e di se si do të zgjidhjet kjo çështje, por shpresoj se do të zgjidhet të dielën”, -tha Merkel.