Ballina Aktualitet Gjermani, kreu Balla: Në janar ngremë KLGJ e KLP

Gjermani, kreu Balla: Në janar ngremë KLGJ e KLP

Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, së bashku me një delegacion të përbërë nga disa deputetët socialistë zhvilluan një vizitë treditore në Gjermani, ku patën një sërë takimesh të rëndësishme me përfaqësues të qeverisë dhe të Bundestagut gjerman.

Temat kryesore të këtyre takimeve ishin ecuria e Reformës në Drejtësi dhe Vettingu i gjyqësorit, Reforma Zgjedhore, si dhe rezultatet e fundit konkrete të Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe sigurisë publik.

Ai informoi se pjesë e diskutimit ishte edhe ecuria e deritanishme e Reformës në Drejtësi.

“Jemi shumë krenar që i kemi qëndruar fjalë për fjalë angazhimit tonë, qoftë përpara shqiptarëve, por qoftë edhe para partnerëve tanë në Berlin apo në Bruksel e Uashington. Për sa i përket ecurisë së reformës, Vettingu tashmë ka dhënë rezultatet e para. Si pasojë e këtij procesi të rëndësishëm të Vettingut jemi gati që në javët në vijim, janari besoj unë është momenti fundor, kur do fillojnë të marrin jetë KLGJ e KLP, si edhe shorti i ri për KED,” – u shpreh Balla.