Ballina BOTA Gjermani, kapet 30-vjeçari shqiptar me 13 kg kokainë

Gjermani, kapet 30-vjeçari shqiptar me 13 kg kokainë

Gjatë një kontrolli të automjeteve në autostradën gjermane “A3” në afërsi të Aschaffenburgut në Bavari, policia vendase ka gjetur dhe sekuestruar rreth 13 kilogramë lëndë narkotike të llojit kokainë në automjetin e një 30-vjeçari shqiptar.

Autoritetet prej kohësh kanë patur nën vëzhgim shqiptarin, i cili dyshohet të ishte pjesë e një grupi trafikantësh në zonën e Aelen në Gjermani.

Droga ishte instaluar në mënyrë profesionale dhe ishte fshehur në pjesë të ndryshme të veturës dhe mësohet se vlera e saj arrin në 1,1 milionë euro.

Gjithashtu mësohet se 30-vjeçari kishte ardhur nga Hollanda dhe donte të shkonte në Aalen. Ai është arrestuar dhe ndaj tij është lëshuar ​​një urdhërarrest.