Ballina BOTA Gjermani, kancelarja Merkel për tensionet me Ukrainën: Faji rëndon mbi Putin

Gjermani, kancelarja Merkel për tensionet me Ukrainën: Faji rëndon mbi Putin

Kancelarja gjermane Angela Merkel u zotua se do të ushtrojë presion mbi presidentin rus Vladimir Putin, pas përshkallëzimeve të fundit në Ukrainë, ndërsa hapi një konferencë kyçe të Berlinit me zyrtarët ukrainas.

Merkel fajësoi Rusinë për rritjen e tensioneve, pasi Rusia kapi tre anije ukrainase në Detin Azov këtë javë dhe incidenti shkaktoi një përshkallëzim në rritjen e tensioneve nga të dyja palët.

“Fajtori i plotë për këtë është presidenti rus. Tani dua që faktet e asaj që ndodhën të vendosen mbi tryezë, sepse nuk kemi parë asnjë deklaratë lidhur me këtë,” – u shpreh Merkel.