Ballina BOTA Gjermani, kancelarja Merkel: NATO, e rëndësishme për stabilitetin global

Gjermani, kancelarja Merkel: NATO, e rëndësishme për stabilitetin global

Gjatë fjalimit të saj në Konferencën ndërkombëtare për Sigurinë, e cila po zhvillohet në Mynih, kancelarja gjermane Angela Merkel, deklaroi sot grupime si NATO janë të rëndësishme për stabilitetin global, në një botë ku rreziku është gjithmonë i pranishëm.

“Ne kemi nevojë për NATO-n si një spirancë stabiliteti në kohëra të turbullta. Ne kemi nevojë për të si një bashkësi vlerash. Rreziku i prishjes së traktatit INF për raketat, pas vitesh të tëra shkeljesh nga ana e Rusisë është me të vërtetë një lajm i keq. Do të ishte një hap pozitiv që çështje të tilla të mos i takonin vetëm Rusisë dhe SHBA-së, por edhe Kinës,” – deklaroi Merkel.

Kancelarja shtoi gjithashtu se do të ishte më mirë që Evropa ta ruante marrëveshjen e saj bërthamore me Iranin, pasi ajo ishte e vetmja që ekzistonte.