Ballina Kuriozitete Gjermani, i hiqet patenta vetëm 49 minuta pasi e mori

Gjermani, i hiqet patenta vetëm 49 minuta pasi e mori

Një adoleshenti i është hequr patenta vetëm 49 minuta pasi e mori, tha policia gjermane.

18-vjeçari po kthehej pas testimit të sukseshëm të makinës kur e kapi policia. Ai po ecte me dyfishin e shpejtësisë. Në një zonë ku lejohej 50km/h, adoleshenti po drejtonte mjetin me 95 km/h.

“Disa gjëra zgjasin përgjithmonë , të tjerat jo më shumë se për një orë,”- tha policia gjermane në një deklaratë.

I riu ishte me katër miq në makinë, tregoi policia rajonale e Märkischer Kreis, të cilëve po përpiqej tu bënte përshtypje me aftësitë e tij të drejtimit të mjetit.