Ballina Aktualitet Gjermani, ekspertja sqaron ligjin e ri të emigracionit për vizat e punës

Gjermani, ekspertja sqaron ligjin e ri të emigracionit për vizat e punës

Kohët e fundit ka pasur mjaft lajme fiktive mbi legjislacionin e ri gjerman dhe “portat e hapura” që presin për emigrantë. Zakonisht janë kompanitë e interesuara që asistojnë proçedurat që prodhojnë lajme të tilla dhe media shqiptare i merr të mirëqena, pa verifikim.

ISP është në kontakt me politikanen gjermane-shqiptare, Aneta Wolter që e njeh ligjin dhe që në mënyrë direkte dhe racionale jep sqarimet mbi situatën aktuale dhe pritshmeritë.

Qëllimi i projektligjit:
Të kontrolloj dhe të organizoj ardhjen e rregullt të fuqisë punëtore të kualifikuar nga jashtë BE-së për nevojat e ekonomisë gjermane.

Kur hyn në fuqi?
Ky ligj ka shumë vite që diskutohet nga politika gjermane. Aktualisht është gati një projektligj prej mbi 60 faqesh që do prezantohet nga ministri i brendshëm gjerman Horst Seehofer. Është planifikuar të kalojë në kabinet me datë 19 dhjetor. Hyrja në fuqi është planifikuar për fillimin e 2019 dhe do jetë për 5 vjet në fuqi.

Kush janë barrierat?
Të dinë mjaftueshëm gjermanisht, të zotërohet një zanat ose diplomë ose edhe përvojë, si dhe të jenë në gjendje të financojnë vetë qëndrimin në Gjermani për gjashtë muajt përgjatë kërkimit të punës. Nuk ka asnjë ndihmë financiare nga shteti gjerman në këto gjashtë muaj.

Si funksionon?
Bëhet një kërkesë për vizë për kërkim pune tek ambasada gjermane sipas formularëve që kanë.
Vërteton që posedon mjete financiare për këto gjashte muaj. Në ligjin e ri nuk kërkohet paraprakisht një kontrate pune e nënshkruar (siç kërkohet aktualisht).

Për çfarë zanatesh bëhet fjalë dhe a konkurrohet për vëndin e punës me gjermanet apo me evropianet? Bëhet fjalë për 61 grup-profesionesh që do lejohen, pra 14 më shumë se 2017 për te cilët nuk ka asnjë kufizim për te huajt. Në raste te një konjukture të dobët ekonomike në zona të caktuara në Gjermani, është e mundur për ato zona të rikthehet menjëherë preferenca për gjermanet apo për evropianet si dhe kufizimet e zanateve të lejuara.