Ballina Aktualitet Gjermani, Bundestagu vlerëson reformën në drejtësi dhe luftën ndaj krimit të organizuar

Gjermani, Bundestagu vlerëson reformën në drejtësi dhe luftën ndaj krimit të organizuar

Një delegacion nga Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi një vizitë treditore në Gjermani, me përfaqësues të Qeverisë dhe të Bundestagut gjerman.

Temat kryesore të këtyre takimeve ishin ecuria e reformës në drejtësi dhe vettingu i gjyqësorit, reforma zgjedhore, ku vetë qeveria gjermane është investuar, si dhe rezultatet e fundit konkrete të Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe sigurisë publik.

Përmes një mesazhi në profilin e saj në Twitter, deputetja socialiste Blerina Gjylameti, ka theksuar se Shqipëria mori përgëzime për rezultatet e reformës në drejtësi, vettingu-n, luftën ndaj krimit të organizuar, si edhe u përcoll vendosmëria jonë për të vazhduar më tej.

“Në mbështetje të aspiratës evropiane. Në tryezë takimi me deputetët e Bundestag,Herbert Hirte dhe reporterin për Shqipërinë Thortsen Frei. Shqipëria mori përgëzime për rezultatet e Reformës në Drejtësi, Vettingu-n, luftën ndaj krimit të organizuar, si edhe përcollëm vendosmërinë tonë për të vazhduar më tej. Inkurajim për të miratuar sëbashku me opozitën draftin e reformës zgjedhore të paraqitur në Kuvend,” – u shpreh Gjylameti.