Ballina BOTA Gjermani, Angela Merkel vendos largimin nga politika

Gjermani, Angela Merkel vendos largimin nga politika

Duket se tani, pas rreth 18 viteve në krye të Bashkimit Kristian-Demokrat dhe 13 viteve në krye të qeverisë gjermane, Angela Merkel nuk ka më forcën dhe pushtetin e nevojshëm për të qëndruar në krye të ekonomisë më të madhe evropiane, duke shprehur qëndrimin e saj për të mos kandiduar më në garën për kreun e Bashkimit Kristian-Demokrat në zgjedhjet që parashikohet të zhvillohen në muajin dhjetor.

Lajmi bëhet i ditur nga Bloomberg, duke iu referuar burimeve të afërta me kancelaren Merkel, pas një mbledhje që ajo zhvilluar me drejtuesit më të lartë të Bashkimit Kristian-Demokrat.

Prej disa vitesh tashmë, si në zgjedhjet e përgjithshme, ashtu edhe në ato lokale, rezultatet e Bashkimit Kristian-Demokrat kanë ardhur në rënie, duke shtuar kështu zërat brenda forcës më të madhe politike në Gjermani për ndërmarjen e ndryshimeve të nevojshme drastike.

Megjithatë, Merkel do të qëndrojë në krye të qeverisë deri në fund të mandatit, në vitin 2021, edhe pse nuk do të jetë më kreu i Bashkimit Kristian-Demokrat.