Ballina BOTA Gjermani, Angela Merkel: Do të marrim përgjegjësi më të mëdha globale

Gjermani, Angela Merkel: Do të marrim përgjegjësi më të mëdha globale

Në vitin 2019 Gjermania do të marrë përgjegjësi më të madhe ndërkombëtare dhe duhet të qëndrojë e vendosur për bindjet e saj, tha Angela Merkel në fjalimin vjetor.
Kancelarja tha se lidhjet e vjetra në bashkëpunimin ndërkombëtar ishin “nën presion”, duke aluduar me siguri marrëdhëniet SHBA-Gjermani.

Këtë vit, presidenti Donald Trump ka zhvilluar një betejë fjalësh mbi çështje të shumta të politikës së brendshme dhe të jashtme gjermane. Fjalimi i Vitit të Ri të Merkelit do të transmetohet ditën e sotme. Gjatë vitit të kaluar, kancelarja Merkel ka qenë mbrojtës kryesor i multilateralizmit, në kontrast me politikën e jashtme të Trump.

“Për interesin tonë, ne duhet të marrim më shumë përgjegjësi,” – tha udhëheqësja gjermane, duke paralajmëruar se problemet globale si ndryshimet klimatike, migracioni dhe terrorizmi nuk mund të zgjidhen vetëm.

Duke marrë një vend të përkohshëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në 2019 dhe 2020, Gjermania do të shtyjë për “zgjidhje globale”, tha Merkel.
Kancelarja, e cila do të japë dorëheqjen në vitin 2021, premtoi të rriste shpenzimet e vendit për ndihmën humanitare, të zhvillimit dhe mbrojtjen.