Ballina BOTA Gjeorgji, Zurabishvili gruaja e parë presidente në historinë e vendit

Gjeorgji, Zurabishvili gruaja e parë presidente në historinë e vendit

Salome Zurabishvili fitoi zgjedhjet presidenciale në Gjeorgji duke u shndërruar në gruan e parë në historinë e vendit që merr këtë post.

Ish-diplomate, e lindur në Francë, ajo mori 59 përqind të votave kundrejt rivalit Grigol Vashadze, i cili arriti të marrë 40 përqind të tyre.

Zurabishvili u mbështet nga partia në pushtet ”Ëndrra gjeorgjiane”.

Në vendin që kërkon të anëtarësohet në NATO dhe në BE duhet të hyjë në fuqi një kushtetutë e re që e shndërron rolin e presidentit në ceremonial.