Ballina BOTA Gjenevë, OKB mbledhje mes Rusisë, Turqisë dhe Iranit për Sirinë

Gjenevë, OKB mbledhje mes Rusisë, Turqisë dhe Iranit për Sirinë

I dërguari special i OKB-së për Sirinë do të organizojë nesër një takim në Gjenevë me krerët e diplomacisë së Rusisë, Turqisë dhe Iranit, në një përpjekje të fundit për të pajisur Sirinë me një Kushtetutë të fundit.

Kjo mbledhje me shumë mundësi do të jetë e fundit për Staffan de Mistura që do të largohet nga funksionet e tij në fund të vitit.

Një zëdhënës i Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme konfirmoi praninë e ministrit, Sergei Lavrov.

Një burim diplomatik turk njoftoi gjithashtu se ministri turk i Jashtëm, Mevlut Cavusoglu do të jetë i pranishëm, ashti si ministri iranian i Punëve të Jashtme, Mohammad Javad Zarif.