Ballina BOTA Gjenevë, OKB mbikqyr bisedimet për parandalimin e militarizimit të hapësirës

Gjenevë, OKB mbikqyr bisedimet për parandalimin e militarizimit të hapësirës

Kanë filluar bisedimet, në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, për të parandaluar militarizimin e hapësirës, ku pati një mungesë të dukshme konsensusi, pasi Shtetet e Bashkuara dhe ato evropiane e bënë të qartë se nuk ndajnë vizionin e Rusisë dhe Kinës në lidhje me rregullat detyruese.

Që në vitin 2008, Moska dhe Pekini kishin propozuar një traktat për të ndaluar çdo armë në orbitën e Tokës dhe përtej, si edhe sulmet kundër objekteve hapësinore. Megjithatë, Uashingtoni thekson se masat mbi baza vullnetare dhe jo detyruese do të ishin më efektive.