Ballina BOTA Gjenevë, OIT: Rritja e pagave në nivelin më të ulët që nga...

Gjenevë, OIT: Rritja e pagave në nivelin më të ulët që nga kriza e 2018

Rritja e pagave në botë vitin e kaluar nuk ka qenë kurrë kaq e ulët që nga kriza financiare e 2018, pavarësisht rimëkëmbjes ekonomike në shtetet e pasura dhe kjo u bë me dije nga deklarata e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (OIT).

Në një raport për pagat në botë, OIT-ja konstaton gjithashtu se dallimet në paga midis gjinive vijojnë të jenë në një nivel të papranueshëm, gratë paguhen përafërsisht 20 përqind më pak se burrat, ndërsa problematika e barazisë burrë-grua zë një vend të rëndësishëm në debatet publike.

Sipas këtij raporti të OIT-së, agjenci e OKB-së, rritja globale e pagave reale regjistroi ngadalësim vitin e kaluar, duke rënë nga 2,4 përqind në 2016 në 1,8 përqind në 2017, në normën më të ulët prej 2008.