Ballina Showbiz Gjenevë, në ankand bizhuteritë e Mbretëreshës Marie Antoinette

Gjenevë, në ankand bizhuteritë e Mbretëreshës Marie Antoinette

Është një nga ankandet më të rëndësishme për magjinë e mbretërve të çmuar në histori pasi këto janë objekte që i përkisnin sovranit të fundit të Francës, të fshehura nga publiku në 200 vitet e fundit.

Ankandi mbahet në Gjenevë nga shtëpia “Sotheby’s”.

Pikat kryesore të koleksionit të unazave me monogram diamanti, kanë vlerë mbi 8 000 euro. Një pjesë tjetër e fortë e koleksionit të ekspozuar në ankand është një varëse diamanti me një margaritar natyral me vlerë 870 mijë deri 1,7 milionë euro.

 

Përveç kësaj, midis bizhuterive të mbretëreshës së fundit të Francës,në shitje është edhe një gjerdan me perla dhe diamante, një palë vathë, e të gjitha pjesët janë me gurë të çmuar.