Ballina BOTA Gjenevë, diamanti “Pink Legacy” një shitje rekord

Gjenevë, diamanti “Pink Legacy” një shitje rekord

Një diamant i rrallë rozë i quajtur “Pink Legacy” ka marrë 50,3 milionë franga zvicerane pas shitjes në një në ankand të mbajtur në Gjenevë, një çmim rekord për karat.

Pink Legacy që peshon nën 19 karat, u ble nga markë amerikane Harry Winston. Çmimi prej rreth 2.6 milion dollarë për karat shënoi një rekord botëror për një diamant rozë, sipas kreut të Evropës të shtëpisë së ankandit Christie’s.

Ajo ishte vlerësuar në mes 30-50 milionë dollarë para shitjes, dhe është blerë pas vetëm pesë minutash të ofertave të ndryshme.

Pronarët e rinj të diamantit e kanë rikthyer atë në trashëgiminë Winston Pink.

Diamanti, i cili ishte në pronësi të familjes Oppenheimer që më parë drejtonte kompaninë minerare De Beers, u quajt “një nga diamantët më të mëdhenj në botë” nga kreu ndërkombëtar i bizhuteri Christie, Rahul Kadakia.

“Ju mund të shihni këtë ngjyrë në një diamant rozë me më pak se një karat. Por kjo është pothuajse 19 karat dhe është e pabesueshme, është një dashuri e vërtetë, niveli më i lartë i intensitetit të ngjyrës,”- u shpreh i mahnitur Kadakia.