Gjendje alarmante e COVID-19 në vend, ja shifrat e 24 orëve të fundit

30

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për situatën në 24 orët e fundit të përhapjes së virusit Sars Cov2, rastet e reja dhe situatën në spitalet COVID, një tjetër situata alarmante.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1927 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 495 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
253 raste në Tiranë, 28 raste në Fier, 22 raste në Elbasan dhe Mirditë.

20 raste në Lezhë, 16 raste në Korçë dhe Lushnje, 13 raste në Shkodër dhe Kavajë,

12 raste në Durrës, 11 raste në Gjirokastër, 10 raste në Vlorë dhe Tropojë,

9 raste në Librazhd, 7 raste në Krujë, 5 raste në Përmet, Sarandë, Dibër, Devoll,

3 raste në Has, Tepelenë, Kolonjë,  2 raste në Bulqizë, 1 rast në Peqin, Pogradec.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 141 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,002 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID po trajtohen 352 pacientë, 9 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 57 vjeçar dhe 67 vjeçar nga Durrësi, një 64 vjeçar nga Gramshi, një 67 vjeçar nga Kruja, një 76 vjeçar nga Elbasani, 77 vjeçare nga Gjirokastra, një 80 vjeçar nga Lushnja  dhe një 80 vjeçare nga Berati, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun tuaj dhe të merrni informacionin e nevojshëm.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (7  Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                  495

Të shëruar ne 24 orë                141

Të shtruar në spitale               352

Humbje jete në 24 orë             8

Testime ditore                         1927

Testime totale          137,172

Raste pozitive              23,705

Raste të shëruara         12,002

Raste Aktive                 11,146

Humbje jete                   557

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         5492

Durrës         963

Fier              905

Korçë           713

Shkodër        634

Elbasan        526

Lezhë           524

Vlorë            474

Berat            317

Kukës            266

Gjirokastër   221

Dibër             111