Gjendet pa shenja jete një person, detajet e para

108

Një person është gjetur pa shenja jete në vendin e quajtur “Ura e Memaliajt”.

Trupi i 47-vjeçarit me inicialet B. H, nga Memaliaj, u konstatua në shtratin e lumit Vjosë.

Ky person ishte larguar nga banesa në datën 31.03.2021, ndërsa mësohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Nga kqyrja paraprake në trupin e tij nuk janë konstatuar shënja dhune.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.