Gjendet një trup i pajetë te Liqeni Artificial në Tiranë

103

Trupi i pajetë i një burri është gjetur në Tiranë duke tronditur njerëzit që panë kufomën të dilte mbi ujë.

Rreth orës 19:05, tek Liqeni Artificial, është konstatuar i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar, i gjinisë mashkullore, rreth 70 vjeç.

Një grup hetimor policor ka shkuar momentalisht në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e të ndjerit.