Gjendet një trup i pajetë në Vlorë

45

Mbrëmjen e së shtunës është gjetur një trup i pajetë në Vlorë. Ky trup i përket një 86-vjeçari, i cili është gjetur pranë ambulancës së qytetit.

Paraprakisht dyshohet se i moshuari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, ndërkohë që pritet vijueshmëria e hetimeve për të hedhur më shumë dritë mbi rrethanat e kësaj ngjarjeje.